Vidhen gjatë natës 3 biznese në Gjirokastër e Libohovë, policia ndalon dy persona

3 biznese kanë rënë pre e grabitjes gjatë mbrëmjes së 23 janarit. Vjedhjet kanë ndodhur prej orës 02:30-04:30! Dy prej fabrikave ndodhen përgjatë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë konkretisht ‘Aliko Ndërtim’ dhe ‘Firma Q.N.B’. e cila prodhon e tregton inerte. Pre e vjedhjes ka renë edhe fabrika e ‘Amita’ në rrugën e Libohovës. Mësohet se janë shoqëruar në Komisariat 2 persona të moshës 30-35 vjeçar të komunitetit rom, të cilët dyshohet se janë autorë të këtyre vjedhjeve, teksa mësohet se të ndaluarit janë me precedent të mëparshëm penal. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe nëse ka pasur persona tjerë të përfshirë në grabitjen