Vidhet magazina e gjirokastritit, policia arreston 43-vjeçarin

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Vlora, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur disa makineri në një magazinë në pronësi të një shtetasi nga Gjirokastra.

Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi te ish “Uzina Metalike”, u kap duke vjedhur disa pjesë makinerish në një magazinë, pronë e shtetasit  V.Ç, vjeç 49, banues në Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal”,thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.