Vidhnin banesat në Dropull, kush janë dy të arrestuarit

Efektivat e Stacionit të Policisë Dropull pas një pune operative, kanë bërë të mundur kapjen e dy të rinjëve që dyshohen se kryenin vjedhje banesash në zonën e Dropullit.

Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve :

Eno Kalemi, 36 vjeç, banues në Sarandë.

Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas, Mallakastër.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në orët e para të mëngjesit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve:

E.G., E.V dhe J.B. , banues në fshatin Bularat, Dropull.

Në këto banesa kanë vjedhur një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.