Vidhte energji elektrike për lokalin, arrestohet 52-vjeçari

 Vidhte energji elektrike për lokalin, arrestohet 52-vjeçari

policiaNga e specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë ndalimi i shtetasit Arshi Kalo, 52 vjeç, banues nëTepelenë.

Ky shtetas u ndalua  pasi :

Në lokalin e tij  Bar –Kafe  në lagjen ‘’Mustafa Matohiti’’   Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar  nga punonjësit e OSHEE-së dhe nga Shërbimet të Policisë të Komisariatit të Tepelenës  u konstatua dëmtim i vulave dhe ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale‘Vjedhje e energjisë elektrike’’ të parashikuar nga neni 137  të Kodit  Penal.

Libohova Online