Vidhte energji elektrike për shtëpinë, arrestohet lazaratasi

Nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kastriot  Mahmutaj, 46 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Njësisë Operacionle të energjisë dhe OSHEE, u konstatua ndërhyrje e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike.

Materialet i kaluan    Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.