Vidhte energji për restorantin, policia ndalon këshilltarin e LSI-së në Dropull

Policia-GjirokasterNga ana e Shërbimeve të Stacionit të Policisë Dropull është bërë ndalimi i shtetasit.

Jorgji Ruci, 39 vjeç, banues në fshatin Terihat, Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me urdhër nr.377, datë 06.04.2016 dhe vendim nr.86/61005-00217- 2016, ka caktuar masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për veprën penale ‘’Vjedhje të energjisë elektrike’’ parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Jorgji Ruçi është njëkohësisht këshilltar i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Dropullit. Ditë më parë u raportua në media se ai vidhte energji elektrike për restorantin e tij, që ndodhet në fshatin Terihat, pranë autostradës Gjirokastër-Kakavijë.