Vidhte energjinë elektrike, arrestohet 49-vjeçari

policiaNga specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj është bërë arrestimi i shtetasit :
Muharrem Kalemi, 49 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në banesën e tij, në fshatin “Zhapokikë”, Memaliaj efektivët e Policisë dhe punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.