Vijon çarmatosja, dorëzohen armë, fishekë e granata në qarkun Gjirokastër
April 10, 2017
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake në Shqipëri.
Gjatë ditëve të fundit, Policia thotë se janë dorëzuar në të gjithë vendin 73 armë zjarri, 44.401 fishekë, 65 granata, 63 krehëra, 78 ndezësa, 3 kallëpe tritol si dhe 1 pistoletë shenjëdhënëse.
Ne qarkun Gjirokaster janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 2120 fishekë, 3 granata dore, 8 ndezësa granatash dhe 4 krehëra.