Viti i ri akademik në Gjirokastër, Golemi: Universiteti ‘Eqrem Çabej’, qendër e arsimit të lartë në jug të vendit
Deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka uruar studentët dhe pedagogët me rastin e vitit të ri akademik.
Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Golemi veçon Universitetin e Gjirokastrës, që sipas tij duhet të vazhdojë të mbetet një qendër e rëndësishme e arsimit të lartë në jug të vendit.
“Urime dhe suksese për të gjithë studentët dhe pedagogët që sot nisin vitin e ri akademik. Në mënyrë të veçantë uroj studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’, si dhe të gjithë të rinjtë e të rejat nga Gjirokastra që kanë zgjedhur universitete të tjera brenda e jashtë vendit. Shpreh mbështetje të pakursyer për Universitetin e Gjirokastrës, i cili duhet të vazhdojë të mbetet një qendër e rëndësishme e arsimit të lartë në jug të vendit. Suksese!”, shkruan Golemi.