Viti i ri akademik, nisin regjistrimet në Universitetin ‘Eqrem Çabej’

Pas shpalljes së listave të kandidatëve fitues, në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ ka nisur sot regjistrimi i studentëve të rinj. Raundi i parë i këtij procesi do të vijojë deri më 11 shtator.

Drejtuesit e universitetit apelojnë kandidatët fitues që të regjistrohen detyrimisht në programet që kanë marrë sepse vetëm në këtë mënyrë do të kenë të drejtë të aplikojnë në fazat e tjera.

Pas datës 11 shtator nis faza e dytë e regjistrimeve, ku mund të aplikojnë edhe ata maturantë që nuk kanë rezultuar fitues gjatë fazës së parë.1343 vetë është numri i aplikimeve në 18 programet e studimit që ofron Universiteti ‘Eqrem Çabej’.

/Libohova Online/