Viti i ri akademik, vetëm 350 studentë te “Eqrem Çabej”, disa degë rreth mbylljes

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresNdonëse kuotat e përcaktuara nga qeveria janë 1150 studentë, në nisje të këtij viti të ri akademik në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër janë regjistruar vetëm 350 të rinj.

Numri i vogël i studentëve të regjistruar rrezikon mbylljen e disa degëve si Gjuha Italiane, Mësuesia, Matematikë-Fizika etj.

As në fazën e tretë të regjistrimeve nuk pritet të ketë shtim të numrit të studentëve të rinj.

Universiteti i Gjirokastrës nga një institucion i rëndësishëm akademik në jug të vendit, vitet e fundit e ka humbur interesin për maturantët, të cilët në masë zgjedhin të shkojnë drejt Tiranës apo jashtë vendit.