Viti i ri shkollor, kryebashkiakja e Libohovës uron nxënësit e mësuesit

04Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi ka bërë një urim me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në faqen e saj në Facebook,  ajo thotë gjithashtu se Bashkia Libohovë do të ketë gjithnjë në vëmendje shkollat për të krijuar të gjitha kushtet për vijimin normal të procesit mësimor.

“Në nisje të vitit të ri shkollor dëshiroj të shpreh urimet më të mira për nxënësit, mësuesit dhe edukatorët në Libohovë. Në mënyrë të veçantë urimi shkon për fëmijët e klasës së parë. Suksese dhe mos hiqni dorë prej librit, prej dijes. Përveç urimit kam edhe një zotim karshi nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Si kryebashkiake do të bëj çdo përpjekje për të siguruar kushte të mira në shkollat e Libohovës dhe gjithë infrastrukturën e duhur për vijimin normal të procesit mësimor. Urime dhe suksese!’, përfundon Mandi urimin e saj.

|Libohova Online|

hkjkj