Vjedhja spektakolare te BSH, hetuesit dyshojne per me shume se 6 milione $

banka-300x225Pavarësisht rrëfimit të punonjësit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, se të gjitha lekët që kishte vjedhur i kishte shpenzuar në lojrat e fatit, prokuroria ka dyshime të forta se ai nuk është treguar i sinqertë dhe se ka bashkëpunëtorë të tjerë në vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, ku vetë i pandehuri ka deklaruar se ka tërhequr 600 milionë lekë.

Për shkak se hetimet konsiderohen si sekret shtetëror tashmë, nuk ka ende një version zyrtar nga prokuroria për këtë proces, ndërkohë që një burim konfidencial u shpreh se është zgjeruar rrethi i të dyshuarve, të cilët janë punonjës në godinën e Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në Linzë, por edhe të nënpunësve të tjerë në BSH, që kishin detyrë të kryenin inventarizimin. Prokuroria ka nxjerrë në mesditë një listë me emrat e personave që do të pyeten mes tyre, të punonjësve që kishin detyrë kontrollin e çdokujt që ishte i autorizuar për të hyrë e për të dalë në këtë objekt, si edhe një urdhër për sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të evidentuar lëvizjet e brendshme të punonjësve, mes tyre edhe të dy të arrestuarve, Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj/Dita