Vjedhje dhe shpërdorim detyre, arrestohet ish-ministri Spiro Ksera

kseraSpiro Ksera, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës.

Për arrestimin e tij është zbatuar një urdhër i prokurorisë së Tiranës i mbështetur në një vendim të gjykatës.

Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën për disa tendera gjatë kohës që ishte ministër.

Hetimet kishin nisur prej pak kohësh dhe dyshohet se ai ka abuzuar për një shumë rreth 30 milion lekë të reja për tendera në organizmin e disa aktiviteteve të ministrisë.

Si bashkëpunëtor i tij dyshohet se ka qenë edhe Klevis Bitro, ish-shefi i kabinetit i cili është aktualisht në burg korrupsion. Ksera ishte ministër i punës nga viti 2009 deri në vitin 2013.