Vjosa rrezikon të dalë sërish nga shtrati

lumiNë ditën e shtatë të përmbytjeve situata në Vlorë dhe Fier vazhdon të jetë problematike. Vjosa rrezikon serish të dalë nga shtati i saj për shkak te prurjeve dhe shirave të rrëmbyeshëm në Gjirokastër dhe Tepelenë.

Edhe pse gjatë mëngjesit pati një ngritje në 1.2 metra, gjendja është e stabilizuar. Ndërkohë që në qytetin e Vlorës 95 familje, banesat e të cilëve u përshin nga uji, kanë vendosur të rikthehen sërish në shtëpitë e tyre, të cilat janë pastruar nga zjarrfikëset. Ndërkohë që 327 familje kanë marrë ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Ndërsa mbrëmjen e djeshme shtabi i emergjencave civile ka bërë verifikimin e dëmeve të shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.