Vlahutin në Gjirokastër: Politika të lejojë qytetarët të votojnë më 18 qershor

 

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin është shprehur sot se shpreson që në 18 qershor politika t’i lejojë qytetarët të votojnë..

“Shpresoj që politika shqiptare do lejojë qytetarët të votojnë më 18 qershor. Besoj se përpjekjet do përfundojnë me një konsensus për 18 qershorin”, u shpreh ambasadorja e BE-së, e cila ndodhet në Gjirokastër ku sot do të zhvillohet aktiviteti me rastin e Ditës së Europës.