Vlorë, kapet me 2 kg tritol një 30-vjeçar nga Gjirokastra

vlore-tritoli-655x354Një 30 vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap me një sasi të konsiderueshme tritoli.

Operacioni i koduar ”Skedina” u finalizua pas informacionit të marrë në rrugë operative, ku 30 vjeçarit gjirokastrit Diftir Habipi iu gjetën dhe sekuestruan në mjetin e tij në hyrje te autostrades Fier-Vlorë një  sasi prej 4 kallëpë tritoli, rreth 2kg gjithsej, kapsolla donatore elektrike.

Nuk dihet ende destinacioni I eksplozivit, ndërkohë që Habipi po merret në pyetje nga blutë e Vlorës. Ai akuzohet për “Trafikim të armëve dhe municionit”, ndërkohë që mbahej prej një muaji në vëzhgim nga policia.

Njoftimi për arrestimin e 30 vjeçarit u bë paraditen e 27 majit./Ora News