Vodhën shkollën 9-vjeçare e 5 mijë euro bizhuteri, në pranga dy të rinj nga Gjirokastra

IMG-20151214-WA0027Dy persona janë arrestuar nga blutë e Gjirokastrës pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një shkollë në njësinë administrative Lunxhëri, si dhe dy banesa. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy të rinjtë A.S., 16 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Xh.L., 17 vjeç, banues në fshatin “Valare”, Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë ditës së djeshme në orët e para të mëngjesit në fshatin “Valare” Gjirokastër, në shkollën 9 -vjeçare “Petro Poga” kanë vjedhur me thyerje një kompjuter, një printer, një skaner dhe një kasafortë ku brenda saj kishte 50.000 lekë të reja, si dhe vulën e shkollës të cilat u gjetën më pas në automjetin e njërit prej tyre.

Gjithashtu nga hetimet e kryera rezulton se këta dy shtetas kanë kryer gjatë 48 orëve të fundit dhe dy vjedhje të tjera me thyerje në fshatin “Valare” Gjirokastër kanë vjedhur disa bizhuteri me vlerë rreth 5.000 euro në banesën e shtetasit M.S.,57 vjeç. Si dhe në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër  kanë vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit I.H , 64 vjeç.

Gjithashtu këta shtetas dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të lokaleve dhe banesave në fshatin Mashkullorë, Asim Zenel e Valare të ndodhura në vitin 2014. Lidhur me rastin, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje , kryer në bashkëpunim