Vodhi 50 mijë lekë dhe një “Nokia” në dyqan, arrestohet 21-vjeçari

Pas një pune intensive të kryer nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Aleksandër Kola, 21 vjeç, banues në Konispol, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në orët e para të mëngjesit të datës 19.03.2017, në lagjen “Palorto”, në ambientet e lokalit të shtetases V.L., banuese në Gjirokastër, shtetasi i mësipërm i ka vjedhur me dhunë 55.000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”.

Në cilësinë e provës materiale i’u gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një sasi prej 24.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.