Vodhi një lopë në Bularat, arrestohet 51-vjeçari

Lazarat policiaNga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Sokol Late, 51 vjeç, banues në lagjen ‘’Gërhot‘’ Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi në datë 17.11.2015 në fshatin ‘’Bularat’’ , Dropull ka vjedhur një lopë, e cila ishte në pronësi të shtetases E. Gj, 67 vjeçe.

Nga kontrolli i ushtruar në stallën e shtetasit Sokol Late u gjetë lopa e vjedhur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje’’ të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.