Vodhi një shtëpi në Bularat, arrestohet 25-vjeçari
December 17, 2015
Nga ana e Efektivave të Staconit të Policisë Dropull është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Vilson Rushi, 25 vjeç, banues në lagjen ‘’Dunavat ‘’ Gjirokastër, i dënuar më parë për ‘’Prodhim dhe shitje të Narkotikëve’’.
Ky shtetas u ndalua pasi në datë 14.12.2015 në fshatin ‘’Bularat’’, Dropull, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases I.K , 65 vjeçe.
Shtetasi Vilson Rushi ka vjedhur në këtë banesë 400 Euro dhe 10.000 lekë ( të reja).
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje’’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.