Votojnë gazetarët, çmimin e jep Zamira Rami. Në Gjirokastër zgjedhin “njeriun e vitit”
Trajneri serb i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, është përzgjedhur si “Njeriu i Vitit 2016” për Bashkinë e Gjirokastrës, mes dhjetë kanditaturave nga fusha të ndryshme, të kulturës, artit, sportit, arsimit, biznesit dhe trashgimisë kulturore.
Milinkoviç mori 26 vota nga 42 gjithsej të komunitetit të gazetarëve lokal. Dega e Unionit të Gazetarëve të Gjirokastrës organizoni një anketim dhe përzgjodhi 10 personalitete nga fusha të ndryshme të kulturës.
Pjesë e listës si njeriu i vitit ishte edhe trajneri që po drejton me shumë sukses Luftëtarin, krahas emrave të nominuar si Pëllumb Puci (arti dhe kultura), Neritan Bizhga (biznesi), Maksim Hoxha (turizmi), Muhedin Makri (trashëgimia kulturore), Vladimir Naçi dhe Romario Gjika (edukim fizik), Gentian Ruspi (akademik), Aida Naka (humanizëm) dhe Hysen Kodra (hoteleri).