Vrasësi i 77 norvegjezve Breivik i urren shqiptarët

nnnÇmenduria e psikopatit dhe vrasësit mizor norvegjez, Andreas Breivik pas atentatit të bërë në vitin 2011 nxjerr në sipërfaqe edhe fakte të reja.

Në dosjen e tij kriminale, Breivik përshkruan se si ai urrente edhe shqiptarët, dhe po mundi, ai do i zhdukte që të gjithë nga Norvegjia.

“Në vitin 1995, një shqiptar nga Kosova i cili jetonte në Skøyen, në stacionin e trenit ka rrahur shokun tim më të ngushtë, çka do të thotë se ai ishte një mysliman kriminel. Arsyeja e rrahjes së mikut tim ishte se ai e kishte lajmëruar kosovarin para organeve për qëndrimin ilegal në Norvegji”, ka thënë Breivik.

Ai ka përshkruar edhe një rast tjetër se përse i urrente aq shumë shqiptarët.

“Në vitin 2003 po ashtu në qytetin Skøyen një shqiptar nga Kosova bënte terror ndaj popullatës, ku i njëjti shqiptar la në komë vëllanë e mikut tim duke goditur atë me shqelma në kokë”, ka rrëfyer vrasësi monstruoz norvegjez.

Ai e përshkruan Kosovën për radikalizëm fetar ku, në Kosovë, sipas tij, jetonin 60 % të krishterë ndërsa tani ky shtet është tërësisht i banuar nga besimtarët myslimanë. Breivik dyshohet për lidhje me serbë ultranacionalistë që jetojnë dhe veprojnë edhe në Norvegji.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!