Vrasja e 69-vjeçarit nga Tepelena, policia shoqëron 7 persona

policia-tepelene-655x356Mbrëmjen e 9 nëntorit është gjetur i vdekur Qemal Zeka vetëm 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në fshatin “Luftinjë” Tepelenë. Sipas ekspertëve mjeko-Ligjor, pasi është bërë autopsia ka rezultuar se viktima kishte një frakturë në pjesën e pasme të kokës. Specialistët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë paraprakisht e kanë klasifikuar si vrasje dhe për këtë fakt kanë nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Banorë dhe familjarë të viktimës janë shoqëruar mbrëmen e 10 tetorit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për tu marrë në pyetje, raporton Ora News.

Per kete ngjarje jane shoqeruar ne polici 7 persona. Mes 7 të shoqëruarve ka edhe dy pjesëtarë të një fisi, me të cilët i moshuari prej vitesh kishte një konflikt pronësie. Ndërkohë në pyetje veç të shoqëruarve janë marrë dhe familjarë të viktimës Qemal Zeka. 69 vjeçari, Qemal Zeka, u gjet i pajetë i hedhur në një kanal rreth 1 kiliometar larg banesës së tij në Luftinjë. Viktima kishte plagë në kokë që mund t’i jenë shkaktuar nga goditja me gurë ose mjete të tjera të forta.