Vrasja në Gjirokastër, dy të arrestuarit mohojnë praninë në vendin e krimit. Autori ende në arrati

dorian-lluka-vrasja-2-229-vjeçari Samuel Jaçe i cili u arrestua sot nga policia e Gjirokastrës, është shok i ngushtë me vëllezërit Lluka, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë të martën nga plumbat e kushëririt të tyre Enerik Lluka.

Sipas policisë, Jaçe është dëshmitari kryesor i cili ka parë të gjithë skenën e krimit, së bashku me të arrestuarin e dytë për këtë ngjarje, Emiljano Vockën. Pavarësisht këtyre dyshimeve, dy të arrestuarit për akuzën e mos kallëzimit të krimit, mohojnë të kenë qenë prezent në ngjarjen ku u vra Dorian Lluka dhe mbeti i plagosur rëndë vëllai i tij Birbili. Ndërkohë, policia e Gjirokastrës thotë se ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes, Enerik Llukës i cili pas krimit u largua dhe është shpallur në kërkim.

Burime nga policia thanë për gazetën Express se deri më tani pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, është ajo e vrasjes për shkak të një borxhi të vjetër të pashlyer që Enerik Lluka i kishte dy kushërinjve të tij. Të njëjtat burime thanë se kanë qenë vëllezërit Dorjan dhe Birbil Lluka ata të cilët kanë provokuar konfliktin, duke i kërkuar me ngulm shlyerjen e borxhit. Një situatë e tillë duket se nuk është pranuar nga Eneriku, i cili në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të tyre./Express