Vrasja në Gjirokastër, transportohet në Tiranë i plagosuri. FNSH në ndjekje të autorit

helikopetri-pacienti-gjirokaster
Foto ilustruese

31-vjeçari Birbil Çelo Lluka që mbeti i plagosur nga ngjarja e sotme në kthesën e “Andon Poçit”, pranë fshatit Shtëpëz është transporuar me helikopter drejt Tiranës.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, prandaj po dërgohet drejt kryeqytetit për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë Forcat e Ndërhyrje së Shpejtë kanë nisur operacionin për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, 28-vjeçarit Enerik Bexhet Lluka. Policia gjeti të braktisur në vendin e ngjarjes automjetin tip “Benz” me targa AA 006 IY.

Për të shmangur një përplasje me familjen e autorit të dyshuar të krimit, policia ndërkohë ka marrë masa të rrepta sigurie në shtëpinë e tij. Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij krimi të rëndë që tronditi Gjirokastrën.