Vrisera, gjendet i vdekur anës lumit një burrë

spitali-i-gjirokastresRreth orës 10:00 nga Shërbimet e Policisë është gjetur një trup i pajetë. Pas identifikimit, rezultoi se viktima është shtetasi J.T, 68 vjeç, banues në fshatin Llongo, Gjirokastër.

Trupi i pajetë u gjet në anë të lumit ‘’Drino’’, në afërsi të fshatit Vrisara.

Në trupin e pajetë nuk u konstatuan shenja dhune, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. (Sipas djalit të tij ky, shtetas vuante dhe kurohej nga depresioni.)

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.