Ylli Muho thyen heshtjen pas shkarkimit, sulmon ashpër Zamira Ramin

Ylli Muho, ish-kryetari i Bashkisë Gjirokastër thyen heshtjen publike dhe flet për shkarkimin e tij nga posti.

ArgjiroLajm.net mëson se sot në orën 13:00, Muho do të jetë në transmetim direkt në televizionin publik Gjirokastra. Burimet thonë se ai pritet të hedhë akuza të rënda ndaj kryebashkiakes Zamira Rama, si drejtuese e paaftë dhe që ka tradhtuar besimin e zgjedhësve.

Ylli Muho u shkarkua javën e shkuar nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër prej kryebashkiakes Zamira Rami. Në shkresën e firmosur prej saj nuk jepej motivi i shkarkimit.

ArgjiroLajm.net ka raportuar më herët se shkarkimi i Ylli Muhos është i motivuar politikisht dhe zërat thonë se në vend të tij do të emërohet Kristaq Thimio, një prej bashkëpunëtorëve të afër të deputetit Vangjel Tavo./ ArgjiroLajm.net