Zagori, dy persona bllokohen nga dëbora në fushën e Çajupit

Dy shtetas janë bllokuar nga dëbora në fushën e Çajupit, njësia administrative Zagori. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme .

“Për shkak të dëborës, janë bllokuar shtetasi T.V së bashku me një shtetas tjetër, me mjetin që lëviznin. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, kanë shkuar deri mbi fshatin Erind, nuk mund të shkojnë më tej pasi rruga është me dëborë. Për dhënien e ndihmës është nisur njëri prej prindërve me mjetin tip “Landrover”,sqaron policia Gjirokastër përmes një njoftimi për mediat.