Zagorie, Bashkia Libohovë nis punimet për rrugën e Lliarit

Me ndihmën e mjeteve të ushtrisë Bashkia Libohovë ka nisur këto ditë punimet për rrugën e fshatit Lliar në Zagorie.

Sipas njoftimit të bashkisë thuhet se hapja e trasesë do të përfundojë pas disa ditësh, duke lehtësuar kështu ndjeshëm lëvizjen e banorëve të fshatit.

“Për të inspektuar nga afër punimet ishte në Lliar edhe kryebashkiakja Luiza Mandi, e cila e vlerësoi këtë ndërhyrje si një zotim të mbajtur përballë banorëve të fshatit. Rruga e Lliarit ishte një problem i hershëm që nuk gjente zgjidhje prej vitesh”, përfundon njoftimi i Bashkisë Libohovë.