Zagorie, disa shkëmbinj rrezikojnë shtëpitë e fshatit Nivan. Pritet ndërhyrja me mjete të ushtrisë (FOTO)
June 21, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/06/tmp_12124-received_10205656068994764778688528.jpeg)
Disa shkëmbinj me përmasa të konsiderueshme në fshatin Nivan të Zagories rrezikojnë shtëpitë dhe jetën e banorëve.
Provizorisht ata janë lidhur me kavo hekuri për të mos u rrokullisur drejt fshatit, por situata mbetet ende me rrezik. Bashkia Libohovë kërkoi ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për të ndërhyrë.
Katër ditë më parë pëfaqësues të forcave xheniere shkuan në fshat për të vlerësuar problematikën, ndërkohë që pritet ndërhyrja me mjete të specializuara në ditët e ardhshme.
|Libohova Online|