Zagorie, drejt përfundimit investimi australian që rikthen shpresën (FOTO)
Po shkon drejt fundit në ndërtimi i një fabrike uji në fshatin Sheper të Zagories. Financimi jepet prej kompanisë ndërkombëtare “Skyton Development”, me qendër në Australi dhe shtrirje në shumë vende të botës, ndërsa zbatimi në Shqipëri i projektit kryhet prej kompanisë “STS Development” sh.p.k.
Kjo e fundit është një shoqëri me bashkëpronësi investitorin australian George Andreës dhe sipërmarrësin shqiptar me origjinë nga fshati Nivan i Zagories, Sotir Çoni, i cili është njëkohësisht edhe administratori i kompanisë “STS Development” sh.p.k. Siç shihet nga fotot punimet kanë ecur me ritëm të lartë dhe brenda pak muajsh fabrika nis nga puna. . Investimi kap vlerën e rreth 5.5 milionë dollarëve.
Nën markën “Living Water”, stabilimenti që po ndërtohet në Sheper do të ketë kapacitet për të prodhuar rreth 12 mijë shishe uji në orë. Bëhet fjalë për ujë natyral dhe ujë të gazuar. I gjithë prodhimi do të jetë i destinuar për eksport jashtë vendit, kryesisht në Australi, Azi, Afrikë, Qipro e Amerikë.