Zamira Rami shkarkon nënkryetarin e Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho
February 17, 2017
Ylli Muho nuk do të jetë më nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër. Ai është shkarkuar nga kjo detyrë prej kryebashkiakes Zamira Rami.
Zyrtarisht nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por mësohet se mes Ramit dhe Muhos ka patur një përplasje të hershme.
Ylli Muho mban postin e nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër që prej korrikut 2015 dhe është propozuar nga Partia Socialiste në bazë të marrëveshjes me PS-në.
Muho ka qenë kryetar i Komunës Antigone në vitet 2003-2015.