Zamira Rami sqaron foton me cigare në dorë dhe thotë se punon deri në 8 të darkës

 Zamira Rami sqaron foton me cigare në dorë dhe thotë se punon deri në 8 të darkës

tmp_9766-zamira-billo-nate-me-xhaxhiun-600x3293259094Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, ka qenê e ftuar në News 24 te emisioni “Natê me Xhaxhiun”, për të folur rreth aktiviteteve të bashkisë në kuadër të 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Pasi gazetari Xhaxhiu e sfidoi duke e pyetur nëse Rami i kishte lexuar apo jo veprat e Kadaresë, kryebashkiakja e Gjirokastrësfoli ndër të tjera edhe për foton e saj me cigare në dorë të publikuar nê portalet online. Lexoni më poshtë pjesën e intervistës ku flitet pikërisht për këtë gjë.

Si ështënjë femërdrejtojë një qytet? Sa, Zamira femër i kushtohet Zamirës tjetër?
Unë sot për sot jam nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës pranë institucionit të Bashkisë, Nuk trembem nga ky fakt, puna më jep kënaqësi. Dhe nuk duhet gjykuar se jam një kryetare femër dhe has vështirësi, një vështirësi të tillë do ta kishte edhe një kryetar mashkull. Por stafi ynë është bashkëpunues. Megjithatë vullneti ynë dhe përkushtimi është i madh.

Kryetare femër dothotë staf femër?
Jo, bëhet fjalë për staf profesional dhe të përkushtuar për punën.

Keni ju armiq lartë e poshtë?
Po sigurisht!

Disa portale janë marrë me ju para ca kohësh…
Nuk ka ndodhur asgjë. Në 2013 unë nuk kam qenë as prefekte as kryetare bashkie. Me të vërtetë ka pasur një ligj për antiduhanin, që në atë kohë ka qenë i dështuar. Dhe si të gjithë njerëzit e tjerë, edhe unë natën e ndërrimit të viteve kam qenë më bashkëshortin tim, miq të mite, për të festuar në një lokal të qytetit. S’e kuptoj pse duhet të rritësh audiencën duke përdorur fotografi të tilla, që janë festime normale në një mbrëmje të ndërrimit të viteve.

Duhetjesh e lumtur që ke armiq kaqdobët…
Jam e lumtur që kam në krah njerëz që më mbështesin, dhe që do realizoj atë vizion që kam për Gjirokastrën. Ne duhet ta promovojmë Gjirokastrën tonë, dhe të tregojmë se ky qytet ka ende vlera që ne nuk i njohim.

Libohova Online