Zbardhen dëshmitë, ja si u organizua sulmi mbi policinë në Lazarat [VIDEO]

lazarat-5-1024x671Zbardhen rrëfimet e Xhuliano Malos dhe Klodian Selimit, të cilët treguan planin disa mujore të vëllezërve Aliko, që u organizuan me të rinjët e fshatit duke sulmuar edhe forcat e rendit në Lazarat..

ABC News ka aritur të siguroj një pjesë të dëshmive të dy të arrestuarve, e cila u përdor nga prokuroria për krime të rënda për të ngritur akuzën ndaj 14 personave, 12 prej të cilëve tashmë të arrestuar.

Referuar këtyre dëshmive, del qartë që Arbjon Aliko lëviste i pa shqetësuar nga policia në Lazarat e Gjirokastër edhe pse emri i tij ishte në listën e personave më të kërkuar të fshatit. Ai përveç se nuk shqetësohej nga policia, kishte arritur për disa muaj të planifikonte sulmin me armë ndaj policisë, duke mbledhur rreth vetës një grup të rinjësh të fshatit, duke siguruar edhe armë të kalibrave të ndryshëm. Armë këto që u sekuestruan në depozitën e ujit të shkollës së mesme, ku ishin fshehur pas sulmit me armë ndaj forcave të RENEA-së ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Xhuliano Malo, ka treguar para hetuesve se disa muaj më parë Arbjoni i kishte treguar për planin e sulmit ndaj policisë, me qëllim largimin e tyre nga fshati për të kthyer përsëri mbjelljen e hashashit në Lazarat. Një ditë para sulmit, Malo i ka thënë prokurorisë, se e kishte njoftuar me telefon Aliko, duke e ftuar të shkonte në fshat pasi kishte ardhur moment i sulmit. Në fshat, thotë Malo takova disa djem, të cilët nuk i njihja por që ishin të maskuar dhe me armë në duar.

Ai i ka thënë hetuesve se Arbjon Aliko i kishte dhënë një armë “Kallashnikov” dhe se kishin pregaditur vendin ku do të pozicionoheshin për të sulmuar policin në 3 dhe 4 të mëngjesit të datës 24 qershor. Gjatë natës, thotë Malo në deklarime, grupi dhe vet ai kishin qëlluar disa herë në ajër. Por në momentin e sulmit ndaj policisë, ai ka treguar se ishte ndaluar nga forcat RENEA dhe po tranportohej me makinën e tyre, kur është sulmuar furgoni i policisë.

Të njejtin qëndrim rrëfyes ka mbajtur edhe I riu Klodian Selimi para hetuesve. Ai ka treguar se organizator i këtij sulmi ishte Arbjon ALiko dhe vëllezërit Boci. Referuar dëshmisë së Selimit, rezulton se grupi i personave që ishin mbledhur rreth Arbjon Alikos ishin pajisur nga ai me maska në kokë dhe armë. Pak orë para sulmit ndaj policisë, Selimi i ka thënë hetuesve se është larguar drejt shtëpisë nga frika, pasi po qëllohej me armë gjithë kohës në ajër.

Në mëngjesin e datës 24 qershor, Selimi ka treguar se para shtëpisë së tij, ka parë Arbjon Alikon dhe personat e tjerë të idenitifikuar tashmë që lëviznin me armë dhe të maskuar, duke bllokuar rrugën e hyrjes në fshat me një kamion, të braktisur të kultivuesve të hashashit që janë larguar nga fshati në qershor të 2014. Rreth orës 10:00 të mëngjesit Selimi, kishte mësuar nga mediat se ishte vrarë një efektiv i forcave të RENEA-së dhe vetëm dy orë më pas kishte parë vëllezërit ALiko dhe grupin e personave të armatosur që po largoheshin nga vendqëndrimet e tyre për t’ju fshehur policisë.

Sipas këtyre deklarimeve, prokurorët thonë se janë identifikuar i gjithë grupi i zjarrit dhe plani i tyre për ë sulmuar policinë e shtetit. Nga ana tjetër, prokuroria ndodhet në pritje të përgjigjieve të laboratorit të policisë shkencore për armët e gjetura në pusetën e shkollës së mesme në Lazarat, armë nga të cilët mendohet se ka gjetur vdekjen edhe efektivi i RENEA-së Ibrahim Basha.