Zbardhen emrat e PS në listën e deputetëve të qarkut Gjirokastër

Pak orë përpara zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë, ArgjiroLajm.net mëson ekskluzivisht emrat që Partia Socialiste do të ketë si kandidatë për qarkun Gjirokastër. Sikundër pritej, kjo listë kryesohet nga ish-ministri Bledi Cuçi. Më pas vjen ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në vendin e tretë është mjeku i njohur Flamur Golemi, i cili mban aktualisht postin e kryetarit të PS-së në Gjirokastër. Në vendin e pestë është një tjetër grua, Artemisa Dralo. Ndërkohë sa i përket vendit të katërt në listë, ArgjiroLajm.net mëson se nuk është përcaktuar ende.

Ai do të jetë një emër nga Tepelena, Memaliaj ose Përmeti. Ka pak gjasa që Edi Rama të përfshijë sërish në listë Dasho Kamberin, prandaj momentalisht janë disa emra në lojë.

Zyrtarizimi i listës do të bëhet ditën e nesërme sipas përcaktimeve në Kodin Zgjedhor.

/ArgjiroLajm.net/