Zbardhet agjenda e vizitës së Papës, 12 orë qëndrim në Tiranë

papa-francesco-1-620x48012 ore do te zgjasë udhëtimi apostolik i Papa Françeskut ne Shqipëri. Sipas agjendës se publikuar nga krerët e Kishës Katolike ne Tirane, Ati i Shenjte shkel token shqiptare ne aeroportin e Rinasit, ne orën 9:00 te mëngjesit te 21 shtatorit. Për mbërritjen e Papa Franceskut do te organizohet ne aeroportin “Nene Tereza” nje pritje zyrtare nga qeveria. Me pas Ati i Shenjte me eskortën e tij do te niset drejt Tiranës. Sipas burimeve te Vizion Plus, makina qe do te udhëtoje Papa gjate vizitës ne kryeqytetin shqiptar, do te jete Ford Fokus, ashtu si mjeti qe ati i shenjte përdor gjate udhëtimeve edhe ne shtete te tjera. Te pyetur nga Vizion Plus, drejtues te Kishës Katolike, tregojnë se Papa Bergolio ka porositur qe makina e cila do t’i vihet ne dispozicion nga shteti shqiptar te jete e thjeshte dhe jo e blinduar.

Te dielën e 21 shtatorit, ditën kur kreu i Vatikanit viziton Tiranën, kryeqyteti do te jete nen masa te larta sigurie. Pa dashur te japin shume detaje, drejtues te Kishës Katolike ne Tirane thonë se forca te shumta policore nga Shqipëria dhe Vatikani do te vendosen atë dite ne kryeqytetin shqiptar. Per krerët e Kishës Katolike por jo vetëm, vizita e Atit te Shenjte është nje moment dhe mesazh i rëndësishëm per kishën dhe gjithë vendin. Takimin e pare ne Tirane, Ati i Shenjte do ta zhvilloje me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe autoritete te tjera te shtetit dhe qeverise. Ne orën 11:00 do te mbahet mesha e shenjte ne sheshin “Nene Tereza”.

Me pas Papa Bergolio do te zhvilloje nje takim me drejtues te gjithë komuniteteve fetare ne Shqipëri. Ati i Shenjte do te drejtoje edhe lutjen mbrëmësore ne Katedralen e Tiranës e me pas do te takohet me 70 fëmije jetime ne qendrën “Bethani” ne periferi te kryeqytetit. Pas një ceremonie zyrtare ne aeroportin e Rinasit, ne orën 20:00 Papa Françesku le Shqipërinë dhe niset drejt Romes. Kjo do te jete vizita e dyte e një Pape ne Shqipëri pas asaj te papa Gjon Palit te Dyte ne vitin 1993