Zbardhet axhenda e takimeve, kryeministri Rama sot në Gjirokastër

rama-gjirokaster-1Kryeministri Rama vjen sot në jug të vendit për takime në Përmet e Gjirokastër. Fillimisht në Përmet do të inagurojë rehabilitimin e qendrës së qytetit, ndërsa më pas takohet me fermerët në fshatin “Arshi Lengo”.

Gjatë pasdites do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të rrugëve të brendshme në fshatin Goranxi, si dhe do të inspektojë punimet e rrugës nga Postblloku deri në Sheshin “Cerciz Topulli”.

Kryeministri pritet të zhvillojë një takim edhe strukturat lokale të Partisë Socialiste në Gjirokastër.