Zbardhet pasuria e Genc Rulit, deputetit të Gjirokastrës

Humbja e pushtetit katër vite më parë nuk është reflektuar në deklaratat vjetore të pasurive ish-ministrave të qeverisë ‘Berisha’.

Ish-ministrat e Partisë Demokratike, për të cilët ka një perceptim të fortë se janë burimi i disfatave zgjedhore të kësaj partie, vijojnë të blejnë si më parë pasuri të paluajtshme si dhe të deklarojnë të ardhura të majme nga pagat, depozitat, bonot e thesarit, obligacionet, nga qiratë e apartamenteve, të zyrave etj.

Ndër ta është edhe Genc Ruli, ish-ministër i Bujqësisë dhe Energjitikës, si dhe deputeti i qarkut Gjirokastër. Më poshtë pasuria e tij për vitin 2016.

Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga obligacioni dyvjeçar, me kapital 6 900 000 lekë, 276 828 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara nga depozita njëvjeçare e 6 981 euro, 6 euro.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara nga depozita njëvjeçare e 37 881 USD, në emër të vajzës, 64 USD.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara nga depozita njëvjeçare e 10 606 USD, 18 USD.
Investuar në fond investimi afatgjatë në 2007, 19 400 euro, 100 kuota, s’ka shitje.
Investuar në fond investimi afatgjatë në 2009, 145 kuota, s’ka shitje.
Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga obligacioni dyvjeçar, me kapital 5 000 000 lekë, 220 660 lekë.
Gjendja në llogarinë e bashkëshortes, 10 358 euro.
Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare e depozitës me 85 mijë euro, në emër të bashkëshortes, 2 529 euro.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara në depozitën me 65 673 euro, me afat njëvjeçar, 539 euro.
Interesa të llogaritura dhe të pa tërhequra në obligacione dyvjeçare të 3 900 000 lekë, 163 430 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara në bono thesari njëvjeçare, 4 000 000 lekë, 92 625 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të pa tërhequra në obligacione njëvjeçare në vlerën 9 600 000 lekë, 153 408 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të pa tërhequra në bono thesari, e 247 000 lekë, 3 368 lekë.
Paga si deputet, 1 398 614 lekë.
Pjesëmarrje në komisionet parlamentare, 1 203 875 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 12 mijë euro.
Paga e bashkëshortes në Sigma Interalbania VIG, 1 628 304 lekë.
Llogari rrjedhëse, të ardhur nga aktiviteti privat i bashkëshortes, 721 348 lekë.
Kursime nga të ardhurat, 3 700 euro.
Kredi për shtëpi në vlerën 150 mijë euro, shlyer për 2016 13 mijë euro, mbetur edhe 83 mijë euro.
Pasuri të tjera
Pagesë për shkollimin e vajzës 20 000 euro, financuar nga shitja e apartamentit në Qerret, Kavajë, në 2013.
Blerje toke are, në 2013, me sip. 274.9 m2, në zonën kadastrale 2704, Tiranë për vlerën 421 350 lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga shitja e ap. në Tiranë, në 2014, ku ishte bashkëpronare me 1/3, 3 637 600 lekë.