Zbulohen 2 mijë rrënjë kanabis në Dropull, shpallet në kërkim kultivuesi

Afro dy mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në thellësi të një pylli në fshatin Fllomo të Dropullit. Policia e Gjirokastrës pasi kishte marrë informacion në rrugë operative organizoi dhe operacionin për parcelat me drogë. Bimët e kanabisit u shkatërruan, ndërkohë që nuk është kapur akoma autori i kultivimit, i cili është shpallur në kërkim. Një javë më parë Policia e Gjirokastrës zbuloi në Dropull, në fshatin Sopik 120 rrënjë kanabis për të cilat hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit së bashku me një punonjës të Bashkisë së Dropullit.