Zbulohen 4 kapanone hashashi në qarkun e Gjirokastrës
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj kanë ndërmarrë operacione masive në territorin e Tepelenës e Memaliajt për evidentimin dhe goditjen e vendmagazimit të bimëve narkotike në proces tharje.
Në operacion janë angazhuar 80 forca policore.
Blutë kanë evidentuar katër kapanone që shërbenin për tharjen e bimeve narkotike.Janë asgjesuar 7.500 bimë kanabis në proces tharje, ndërsa janë sekuestruar edhe 35 kg kanabis.
Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur “Gjymshirah Meleq”, Njësia administrative Qëndër, Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3 000 bimë narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy thasë me 20 kg Cannabis Sativa
Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Shals, Bashkia Memaliaj ku u evidentua një kapanon me 2800 bimë në proces tharje.
Ndërsa operacioni i tretë u zhvillua në teritorin e fshatit Arrëz e Madhe, Bashkia Memaliaj ku u evidentuan dy kapanone me 1700 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 15 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies. Nga ana e policisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve .