Zbulohen 600 rrënjë kanabis sativa në Zagorie, nuk dihen kultivuesit

policia-korr-drogen-1024x576Dy parcela me bimë narkotike janë zbuluar në fshatin Zheji të Komunës Zagorie. Sipas policisë së Gjirokastrës ishin kultivuar rreth 600 rrënjë  kanabis sativa.

Lënda narkotike është asgjësuar me djegie, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar personat që e kishin kultivuar.

Ditët e fundit policia e Gjirokastrës ka shkatërruar disa parcela me kanabis në Komunën Cepo si dhe në fshatrat rreth Tepelenës.

Duket se pas eleminimit të fenomenit nga Lazarati, situata po kthehet në problematike në zona të tjera malore të qarkut, kryesisht në fshatrat e Tepelenës.