Zbulohen rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Malin e Gjerë, s’ka të arrestuar
August 12, 2016
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Arat e Keçanje”, në Malin e Gjerë, u konstatuan dhe u asgjësuan në një parcelë 1900 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.