Zbulohet mashtrimi i deputetit të Gjirokastrës, Vangjel Tavo me doktoraturë plagjaturë (VIDEO)

Studiuesi Vladimir Kola ka qenë mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion ku ka zbuluar ‘live’ një plagjaturë tjetër në rradhët e deputetëve. Kola ka thënë se ish-ministri I Shëndetësisë dhe deputet i LSI Vangjel Tavo, ka mbrojtur në vitin 2013 doktoraturën dhe ka kopje të marra nga puna e një tjetër studiuesi, të cilat nuk i ka referuar në punimin e tij. Por teksa studiuesi Vladimir Kola tregonte plagjaturën e Tavos, deputetja tjetër e LSI, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në emision ka mbetur e shtangur.