Zbulohet në Libohovë magazina me 2.5 ton kanabis, arrestohen 4 persona
Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar mbrëmë gjatë natës një operacion antikanabis në Libohovë, pas disa muajsh hetimesh intensive. Mësohet se në lagjen “Loçan” është zbuluar një magazinë me hashash të përpunuar.
Ndonëse sasia nuk është konfirmuar ende, mësohet se janë rreth 2.5 ton kanabis. Në pranga janë vënë 4 persona, dy nga Libohova dhe dy nga Lazarati. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Pritet që gjatë ditës së sotme policia e Gjirokastrës të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni.
Libohova historikisht nuk ka qenë një zonë problematike sa i përket kultivimit të kanabisit, prandaj edhe ky raportim i Libohova Online duhet marrë si një shaka me rastin e 1 Prillit. Kanabisi është kthyer gati në normalitet për Shqipërinë, flitet pothuajse gjithë kohës për të, prandaj edhe një shaka e tillë duhet pranuar, ndonëse mund të tingëllojë disi cinike. Gëzuar!
/Libohova Online/