Zbulohet në Luginën e Drinos fjetorja më e madhe në Evropë e skifterit kthetraverdhë (VIDEO)

Në Luginën e Drinos në Gjirokastër biologët thonë se kanë zbuluar fjetoren më të madhe në Evropë për skifterin kthetraverdhë.

Rreth 1300 skifterë, që përbëjnë 2% të popullatës globale të këtij lloji, dhurojnë çdo mbrëmje një spektakël fluturues.

Vëzhguesit e zogjve thonë se kjo zonë duhet të merret në mbrojtje për të tërhequr mijëra turistë.