Zgjedhjet fasadë, anëtarët e PD Gjirokastër votojnë për kryetarin e ri të partisë

Ka nisur në Gjirokastër votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Anëtarët e kësaj partie i janë drejtuar qendrës së votimit, e ngritur në Kinoteatrin ‘Zihni Sako’, për të zgjedhur mes dy kandidaturave, kryetarit aktual të ‘vetëngrirë’, Lulzim Basha dhe rivalit të tij Eduard Selami. Në qarkun Gjirokastër kanë të drejtë vote 2842 anëtarë të PD-së, ndërsa janë ngritur 5 qendra votimi në rrethet e këtij qarku. Votimi do të vijojë deri në orën 20:00.

Kryetari Roland Bejko u shpreh se pret që pjesëmarrja arrijë në shifrat 80%. Një ditë më parë ai i bëri thirrje anëtarëve të PD-së të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Numri i anëtarësisë sipas rretheve.

Gjirokastër 1200 anëtarë

Tepelenë 263 anëtarë

Përmet 525 anëtarë

Këlcyrë 438 anëtarë

Memaliaj 412 anëtarë

Nga rezultati në rang kombëtar nuk priten surpriza. Lulzim Basha do të rikonfirmohet sërish në krye të PD-së në një garë farsë, ashtu siç e kanë cilësuar edhe kundërshtarët e tij të shumtë brenda partisë. Por kjo fitore do t’i japë atij një PD më të përçarë se kurrë, që rrezikon ta dobësojë akoma më shumë këtë forcë politike, e cila shpresën e vetme për të ardhur në pushtet e shikon tek LSI-ja.

/Libohova Online/