Zgjedhjet fasadë në PD, një qendër votimi për demokratët e Gjirokastrës

Pasnesër demokratët në të gjithë Shqipërinë do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, pas një fushate gati 1 muajore mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Ndonëse është një garë farsë me fitues të paracaktuar, anëtarët e kësaj partie do t’i drejtohen kutive të votimit.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve në PD, ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe janë përgjegjëse për organizimin e votimit që do të zhvillohet më 22 korrik. Çdo degë ka një qendër votimi. Sa i përket Gjirokastrës qendra e votimit është vendosur në ambientet e kinoteatrit ‘Zihni Sako”.

Nga votimi nuk pritet asnjë surprizë. Kryetari Roland Bejko dhe njerëzit e tij në Gjirokastër janë rreshtuar haptaz pro Lulzim Bashës, ndërsa ka pak gjasa që Eduard Selami të marrë shumë vota.

/ArgjiroLajm.net/