Zgjedhjet, LSI forcë e parë politike në Gjirokastër, PD zbret në vendin e tretë

gjirokasterNë qarkun e Gjirokastër ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për këshillat bashkiak dhe LSI rezulton fituese, duke u renditur si forca e parë politike me 12.848 vota ose 22,10%. PS mori 11.742 vota  ose 20.20% dhe PD 9.053 vota  ose 15.57 %.

Në Gjrokastër fitoi Zamira Rami e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Edhe në Bashkinë Dropull LSI-ja rezultoi forcë e parë politike, ndërkohë bashkinë e fitoi PD-ja.