Zgjedhjet në Bashkinë Libohovë, 5860 votues në 12 qendra votimi

Nga mesnata e ditës së premte, vendi ynë është futur në heshtje zgjedhore. Kur na ndaj më pak se 24 orë nga dita e votimeve, partitë politike ditën e sotme nuk mund të bëjnë më fushatë elektorale apo propogandë drejtuar votuesve.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit. Në Bashkinë Libohovë janë 5860 persona me të drejtë votë.

Në territorin e kësaj bashkie do të jenë 12 qendra votimi. Pas orës 19:00 kutitë e votimit do të grumbullohen në KZAZ-në e Libohovës, e vendosur në shtëpinë e kulturës. Pritet që Bashkia Libohovë t’i shpallë e par rezultatet e zgjedhjeve, për shkak të numrit të vogël të qendrave të votimit. Mësohet se do të jenë tre grupe numërimi.

/Libohova Online/